Studimet e reja zbulojnë që  pinguinët pavarësisht se ndahen nga partnerët e tyre gjatë dimrit, mbeten besnikë.

Shkencëtarët mendojnë se një lloj i pinguinëve që gjendet në brigjet e Amerikës së Jugut janë midis çifteve më besnikë në mbretërinë e kafshëve, pavarësisht se kalojnë disa muaj të ndarë çdo vit.

Përfundimi i shkencëtarëve doli në dritë  pasi studimi zbuloi se  pinguinët e bllokuar të Magellanic,  kanë  më shumë gjasa të jenë femra. Studimi zbuloi gjithashtu se udhëtimi i tyre nga terreni i Petagonias në Argjentinën jugore drejt bregut verior me gjatësi 620 kilometra distancë, bën që ata të lënë shumicën e meshkujve prapa.

Zbulimi, i botuar në revistën “Current Biology”, hedh dritë  mbi stilin e jetesës së jashtëzakonshme të këtyre specieve, të cilat zakonisht gjenden rreth ishujve Falkland.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb