PSG-Bayern Munich është një nga dy sfidat më të zjarrta që rezervoi shorti i Champions League në fazën e 1/8, një rival që drejtori bavarez Hasan Salihamidzic do ta kishte shmangur me kënaqësi:

“Shorti ishte i veçantë, të luash kundër PSG është gjithnjë e vështirë. Do ta luajmë e më pas të shohim”, theksoi Salihamidzic.

Një sfidë e bukur për tu parë është edhe Milan-Tottenham, një ndeshje e vështirë në sytë e trajnerit Pioli: “Do të jenë dy ndeshje të vështira kundër një rivali të fortë, që drejtohet nga një trajner i madh që na njeh mirë. Është e vështirë që në këtë fazë të Champions League të gjesh një skuadër të lehtë, ne do ta luajmë këtë sfidë me mundësitë tona dhe mbi të gjitha me shumë besim”, theksoi Pioli.

Në një koment në lidhje me shortin u ndal edhe trajneri i Inter, Simone Inzaghi, golat i përballën zikaltërit me ekipin e Porto-s: “Për të dytin vit radhazi, Inter luan në fazën e 1/8, më në fund Inter është rikthyer konkurrues edhe në Evropë. Do të jenë dy ndeshje të bukura, ne e respektojmë Porto-n, një skuadër që ka bërë mirë në Champions. Objektivi ynë është të kalojmë turin, t’i dhurojmë tifozëve tanë diçka speciale”, theksoi Inzaghi.

I sinqertë në lidhje me shortin u shfaq edhe Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, pasi goglat e përballen me Frankfurt: “Në këto nivele nuk ka rivalë të lehtë, por sigurisht fakti që evituam PSG na vjen mirë, gjithsesi nuk do të jetë e lehtë kundër Frankfurt”, u shpreh Spalletti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb