Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, duke dhënë mendimin e tij për disa tema të rëndësishme. Ai shprehet se përmbysja ndaj Interit në gjysmëfinalen e Champions League nuk është e pamundur. Gjithashtu, numri një i pankinës shprehet se Leao do jetë gati për sfidën me zikaltërit.

“Dëmtimi i Benaser nuk duhej, si për momentin e sezonit, ashtu edhe për situatën e krijuar nga humbja. Leao kundër Specias nuk do të jetë, por të dielën duhet të kthehet me grupin dhe të jetë e gatshëm për kthimin ndaj Interit. E njëjta gjë vlen edhe për Kruniç e Mesias. Katër ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sezonin tonë, duhet të fitojmë katër ndeshje për të shkuar në Ligën e Kampioneve edhe në sezonin e ardhshëm.

Me Interin mund të fitojmë, por do të duhet në paraqitje perfektë. Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen e ndeshjes së parë dhe rezultatin. Tani duhet të mendojmë që të fitojmë ndeshjen, kemi cilësitë dhe potencialin për ta bërë një gjë të tillë. Për t’ia dalë, do të duhet të besojmë deri në fund dhe të bëjmë paraqitjen perfekte” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: