Milan do të sfidojë të dielën mbrëma Napolin, në ndeshjen e Serie A. Tekniku i ekipit nga Milano, Pioli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi kaluar tashmë pushimin e fundit dhe tani na presin dy muaj vendimtarë. Napoli ka pasur këtë sezon më shumë vazhdimësi rezultatesh sa ne, nuk e meritonim humbjen ndaj tyre në ndeshjen e parë.

Nëse luajmë për Milanin, mund të bëjmë mirë edhe në Napoli. Në ndeshjen që na pret në Champions League, do të jetë një histori tjetër.

Nesër Leao do të zërë të njëjtën hapësirë në fushë si gjithmonë. Ai mund të shkojë ku të dojë, për sa kohë që nuk përfundon pas topit. Të gjithë janë përmirësuar dhe janë rritur midis përvojave pozitive dhe negative. Skuadra mund të tregohet e fortë edhe pa Zlatan Ibrahimovic.

Një vit më parë askush nuk besonte te ne, tani shumë pak besojnë te Milani. Gjithçka varet nga ne, ky sezon mund të jetë ende shumë pozitiv. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë tani jo ajo që bëmë sezonin e kaluar.” – tha  Pioli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: