Milani do kërkojë me patjetër fitoren të dielën në orën 20.45 ndaj Veronës në transfertë, si e vetmja mënyrë për të qenë në garë për titullin. Para 90 minutëshit ka folur trajneri i kuqezinjve, Pioli, i cili tashmë nuk preferon të shikojë kusherinjtë e Interit sesi kryesojnë, por thotë se i duhen 7 pikë.

 

“Kemi një mënyrë lojë që na bën të ekuilibruar. Duam të dominojmë lojën, të jemi më të rrezikshëm, por ndeshjet janë të gjata. Fitorja e Realit ndaj City tregon se fitohet me shpirt dhe mentalitet. Prania e Ibrahimovic është e rëndësishme dhe vendimtare për ne. Ai po jep shumë për të na ndihmuar.Tani na mungojnë 7 pikë për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe për të treguar se jemi më të mirët në këtë ligë. Duhet të luajmë si Milani. Pastaj nëse fitojmë 1-0 ose me më shumë gola, rëndësi ka të jemi ekip dhe të luajmë me emocion. Nuk më intereson kjo pjesa që luajmë pas Interit. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Na mungojnë 7 pikët për të arritur objektivin tonë dhe e dimë çfarë duhet të bëjmë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: