Trajneri i Milanit, Pioli ka qetësuar tifozët sa i përket dëmtimit të Rafael Leaos. Tekniku i kuqezinjve shprehet se bëhet fjalë për një dëmtim që nuk konsiderohet i rëndë, por ende nuk dihet koha e rikuperimit të portugezit.

“Më tha se u ndal në kohë, nuk duket një gjë e rëndë. Sigurisht që Leao është një lojtar thelbësor, por ne mund të bëjmë shumë mirë edhe pa të.
Rafaeli ishte i qetë, ai kishte lodhje, por ne do të kuptojmë diçka në ditët në vijim. Nuk duhet të jetë një gjë serioze.” – tha ai. Ky lajm i keq për milanistët vjen vetëm pak ditë para derbit me Interin në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, takim ky që do luhet të mërkurën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: