Milan u kurorëzua kampione e Serie A pak javë më parë, pas një sezoni fantastik. “Arikitekti” i kësaj skuadre, Stefano Pioli është rikthyer të flasë për mediat, ku titullin e cilëson si një pikënisje.

Tashmë te klubi kuqezi po shohin nga sezoni i ardhshëm, me grupin që është më i bashkuar se kurrë. “Timonieri” ndjehet i lumtur për komplimentet që ka marrë këtë periudhë, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta. Sekreti? Ekipi qëndron në momente të vështira.

 

 

Mariaa

“Unë mund të jem i lumtur vetëm me komplimentet e shumta të marra. I ndaj me klubin dhe një grup lojtarësh që gjithmonë kanë dhënë më të mirën. Ata kanë besuar gjithmonë në atë, në cilësitë dhe trajnerin e tyre.Ekipi qëndron në momente të vështira, duke na dhënë kënaqësi të madhe. Për këtë arsye, titulli duhet të jetë një pikënisje. Ne e dimë se kemi arritur diçka të rëndësishme, veçanërisht për një grup tifozësh që nuk e kishin parë ekipin e tyre të fitonte për një kohë të gjatë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: