Stefano Pioli, trajneri i vitit në Serie A, shijon në maksimum titullin e parë në karrierë: “Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi, për vete, për stafin, për klubi, për tifozët tanë të mrekullueshëm. E merituam këtë titull, për mënyrën se si kemi luajtur, për atë që kemi dhënë në fushë. Kemi pasur më shumë vazhdimësi se sa Inter, ndeshja e fundit që kemi humbur ka qenë ajo kundër Spezia. Kemi fituar ndeshje të vështira. Maldini e Massara gjithashtu na kanë qëndruar pranë, arritëm në këto nivele pasi i gjithë ambienti dha maksimumin”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

Pioli
Pioli

Titulli i parë si drejtues edhe Paulo Maldini: “Jam shumë krenar, titulli si drejtues është diçka tjetër, duhet ta ndërtosh ti skuadrën, të bësh llogari, të kesh një grup të ri, kemi pasur ide fantastike. Festa dhe meritat i takojnë lojtarëve dhe trajnerit, por edhe ne si drejtues jemi shumë të lumtur”, u shpreh Maldini.

Zlatan
Zlatan

Një titull shumë i veçantë ishte edhe për Zlatan Ibrahimovic: “Ia dedikoj Mino Raiolës, është trofeu im i parë që e fitoj vetëm, pa të. Ishte ai që më solli këtu dy vite më parë. A ishte kjo ndeshja ime e fundit? Varet se si do të jem, në ditët në vijim do të marr një vendim”, theksoi ndër të tjera Ibrahimovic.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb