Një ditë pas humbjes së pësuar kundër Napolin brenda në “San Siro” në shtëpinë e Milan ka një miks ndjenjash. Në radhë të parë janë të vetëdijshëm se zhvilluan një sfidë të mirë, prodhuan shumë, por i mungoi finalizimi, mbase ishin dhe të pafat. Më shumë se sa faza sulmuese, trajneri Pioli duhet të shqetësohet për mënyrën se si pësuan golat, Napoli praktikisht i ndëshkoi në dy rastet e vetme që krijoi.

“Djalli” ka humbur atë “bunker” të ndërtuar, në 5 ndeshjet e fundit kanë pësuar 7 gola. Nga 6 ekipet e para në Serie A, Milan ka pësuar më shumë, 8 gola. Dy lëvizjet e para menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë ishin pikërisht në mbrojtje, dukshëm Kjaer nuk është në kushte optimale. Politano realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Giroud barazoi shifrat. Në të 78-të ishte Simeone që realizoi golin e dytë për Napolit dhe të fitores.

Blutë e Spallettit fal këtij trepikëshi merr kreun e Serie A në kuotën e 17 pikëve, po aq sa edhe Atalanta dhe plus 1 nga Udinese, surpriza e këtij fillim sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb