Kaos tek Herta e Berlinit! Jurgen Klinsman është dorëhequr pas vetëm 9 ndeshjesh të zhvilluara në kampionat. Ish-trajneri i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë njoftimin nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai pat zëvendësuar në detyrë Ante Koviçin në fund të muajit nëntor.

“Nuk mund të jem në lartësinë e potencialit tim si trajner dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e mia dhe pas një reflektimi të gjatë, mbërrita në përfundimin për t’u dorëhequr si trajner dhe t’i rikthehem detyrës si anëtar i Këshillit të Mbikqyrjes së klubit”, shkruan Klinsman. Nën drejtimin e tij, klubi kryeqytetas fitoi tre ndeshje dhe gjendet në vendin e 14-të, gjashtë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb