Pippa Middleton i ka thënë Po James Matthews, në atë që mediat britanike e kanë quajtur ‘Dasma e vitit’.

Të dy tani janë zyrtarisht burrë dhe grua dhe pas ceremonisë kanë dalë nga kisha Shën Mark, në Berkshire, dorë për dore dhe kanë shkëmbyer puthje në sy të të pranishmëve.

Të lumtur dhe të qeshur ashtu siç duket nga fotot e publikuara nga Daily mail, çifti është puthur në derën e kishës, ku nuk mungonin dhe princi George dhe princesha Charlotte, fëmijët e Kate dhe William.

Në martesë ka marrë pjesë e gjithë familja mbretërore. Princi Harry ka mbërritur në kishë vetëm me vëllain e tij, pa të fejuarën Meghan Markle.

Në pritjen që do të zhvillohet në shtëpinë e prindërve të Pippas, në Englefield, do të jenw rreth 300 njerëz, që do të marrin pjesë në banket.

Pas dasmës çifti do të shkojë në Saint Barth, në Eden Rock, në resortin super luksoz të familjes, i cili do të qëndrojë i mbyllur për 15 ditë, për ti garantuar çiftit privatësinë e duhur, në ‘muajin e tyre të mjaltit’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: