Pippa Middleton dhe burri i saj James Matthews e duan privatësinë, por format rrumbullake të motrës së Kate tradhtojnë sekretin dhe tregojnë një bark të bukur bebi, me një fustan jeshil gjatë jubileut të Mbretëreshës. Motra e Dukeshës së Kembrixhit është në pritje të fëmijës së saj të tretë, pas Arthurit 3 vjeç dhe Grace 14 muajsh.

Gjatë fundjavës së festimeve për 70-vjetorin e mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeth, Pippa nuk ra shumë në sy, por në pamjet e rralla të fotografëve ajo shfaqej shkëlqyese me një bark të bukur të fryrë. Lajmi për shtatzëninë e re nuk është konfirmuar nga çifti (siç kishin bërë me dy të mëparshmet), por format e rrumbullakosura të motrës së Kate nuk lënë vend për dyshime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pippa Middleton mori pjesë në koncertin kushtuar Mbretëreshës me prindërit e saj, Carole dhe Michael Middleton. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj James mungoi. Motra e Dukeshës së Kembrixhit kishte veshur një fustan jeshil që tregonte format e saj dhe shumë pak bizhuteri, grim të lehtë dhe flokë të lëshuar mbi supe.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb