Në fillimet e ndarjes pamë një Shakirë të fortë e cila kishte krah mbështetës edhe opinionin publik. Gjërat morën një tatëpjetë për Gerard Piquen, ku edhe fansat besnik të futbollistit i dolën kundër.

Mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar. Mbrojtësi i Barcelonës shfaqet i lumtur publikisht me të dashurën e re, ndërsa këngëtares po i nevojitet ndihmë e specializuar për të kaluar traumën e ndarjes. Burime pranë autores së hitit “Te Felicito” shprehen se ajo është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

Paparazzi Jordi Martin tha për RCN Mundo se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

“Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”.

Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët.

“Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakira ka 12 vjet, që nga fillimi i lidhjes së tyre”, tha Martin. “Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza. Atë natë unë isha në detyrë dhe gjithmonë jam specializuar kur bëhet fjalë për ta”.

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakirën”.

Pique është i dashuruar me Clara Chia

Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 22-vjeçare, që nga shkurti.

“Gerard është shumë i dashuruar me të, ai nuk po mendon fare të ndahet me të”,shprehet Jordi. “Pavarësisht thashethemeve se ata do të ndahen, ata janë shumë të dashuruar. Kjo është arsyeja pse Shakira po kalon një kohë të vështirë”.

Pique ishte i “pabesë” që nga viti 2016

Sipas Martin, Pique e ka tradhtuar Shakirën që nga viti 2016.

“Unë e paralajmërova Shakirën gjatë një shfaqje televizive”, tregoi Martin. Unë thashë ‘kujdes, Gerard po shkon pas shpine’ dhe është e vërtetë që kur e thashë këtë në TV, mora një paralajmërim serioz.

Kujtojmë që kjo ndarje e çiftit ikonë erdhi pas 12 viteve së bashku. Nga lidhja e tyre ato kanë edhe dy djem, Sashën dhe Milan./ Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: