Pas ndeshjes me Shqipërinjë Gerard Pique u sulmua nga mediat, posaçërisht nga ato spanjolle se ka shqyer pjesën e fanellës ku ishte flamuri spanjoll.

E gjitha kjo pasi ai është katalanas dhe siç e dimë ka kohë që pjesa e Katalonjës dëshiron pavarësinë nga Spanja.

Pas ndeshjes Pique e ka shpjeguar këtë ‘incident’, duke thënë se ai kishte veshur fanellën me mëngë të gjata, të cilat nuk kanë flamurin e Spanjës, dhe se ai i ka shqyer mangët e gjata, sepse nuk dihej rehat në to dhe ka shtuar një pjesë tjetër të brendshme.

“Gjithmonë luaj me mangë të gjata të cilat nuk kanë shiritin kuq e verdh”, ka thënë Pique pas ndeshjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: