Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka zbuluar se sulmuesi Neymar nuk do të largohet nga klubi katalanas. Pas spekulimeve se PSG ka pranuar të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh për brazilianin, Pique në rrjete sociale tani ka shkruar se “Neymari qëndron”.

Neymari nuk ka folur akoma për mundësinë e largimit, ndërsa Barça ka shprehur dëshirën për ta mbajtur në skuadër sulmuesin e brazilian.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: