SARANDE- Sekuestrohen 33.4 kg kanabis në Qafën e Hanit në Sarandë, ndërsa në pranga ranë dy persona. Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Piramida” u kapën Alment Bakullati, 27 vjeç, dhe Klement Domeri, 35 vjeç. Ndryshe nga heret e tjera, ‘BalkanWeb’ mëson se operacioni ka nisur dje rreth orës 10:00 te paradites, pas një informacioni te siguruar ne rruge operative nga Drejtues te Komisariatit te Sarandes.

Aksionu u bë i mundur nga seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke. Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se Klement Domeri ka qene me pare i arrestuar ne Kakavije me 5 kg marijuane te fshehur ne makine.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb