Mbi 1 miliard dollarë janë vjedhur nga 100 banka në të gjithë botën nga një grup kriminelësh kibernetikë këto dy vitet e fundit. Ky raport është bërë i ditur nga kompania ruse e sigurisë në internet, Kaspersky Lab.

Grupi, i njohur si Carbanak, i vodhi paratë direkt nga banka, dhe jo tek klientë të veçantë. Ata përdorën me kujdes mesazhet elektronike për të mashtruar punonjësit që të hapnin softuer me virus, duke hyrë kështu në rrjetet e brendshme të bankave dhe mbikëqyrjet e videove.

Mbikëqyrja e videove, sipas Kaspersky-t, është përdorur për të mësuar se si veprojnë bankat, kështu grupi mund t’i pranojë veprimet e tyre si procese dhe transaksione legjitime. Grupi kontrolloi gjithashtu në distancë ATM-ët për të nxjerrë para në kohën kur një pjesëtar është duke pritur për të mbledhur paratë.

Drejtoi i Qendrës Dixitale të Krimit, Sanjay Virmani, tha gjatë një deklarate të përgatitur nga Kaspersky se “këto sulme theksojnë edhe njëherë faktin që kriminelët mund të shpërndajnë viruse në çdo sistem. Ai theksoi gjithashtu se asnjë sektor nuk mund ta konsiderojë veten imun ndaj këtyre sulmeve dhe duhet të rrisin procedurat e sigurisë. Kompania ka bashkëpunuar me Interpolin, Europolin dhe autoritete nga shtete të ndryshme për të zbuluar grupin kibernetikë, që ka anëtarë në Evropë, Rusi, Ukrainë dhe Kinë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: