Huazim me të drejt blerje. Mbyllet në këtë mënyrë tratativa për transferimin e Vadat Muriqit nga Lazio tek Majorka. Klubi spanjoll është i detyruar ti paguaj Lazios afro 1 milion euro për huazimin ndërsa nuk pranuan detyrimin për të blerë kartonin e tij.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ndodhet në Spanjë, ku fillimisht do ti nënshtrohet vizitave mjekësore për të firmos më pas kontratën.

Muriqi nuk arriti kurrë të përshtatej si duhet tek Lazio, erdhi si një blerje e madhe, si një bast i Igli Tares, ndërsa largohet si një zhgënjim i madh, nga të paktat raste ku Tare ka gabuar në tregun e transferimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb