Në momentin më të vështirë të dekadës së fundit, zëvendës presidenti i Juves, Pavel Nedved, flet për të ardhmen e klubit duke i dhënë fund zërave që qarkullojnë së fundmi, ku temë diskutimi ka qenë trajneri Pirlo dhe C.Ronaldo: “Pirlo do të jetë trajneri i Juves me 100%. Kemi nisur një projekt me Pirlo duke e ditur se rruga do të ishte e vështirë. Dëshironim të bënim diçka më shumë po nuk ia arritëm, këto vështirësi ishin planifikuar. Jemi të qetë, do të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, Pirlo i ka të gjitha mundësitë për tu bërë një trajner i madh.

Ronaldo
Ronaldo

Ronaldo? Cristiano Ronaldo për mua nuk preket, ka një kontratë deri në 2022 dhe do të qëndrojë. Ajo që do të ndodh me pas mbetet për tu parë. Si në nivelin futbollistik ashtu edhe në imazh, Ronaldo na ka dhënë shumë. Ka shënuar 100 gola në 120 ndeshje”, u shpreh Nedved duke u ndalur në fund tek e ardhmja e Dybala: “Na ka munguar, këtë vit nuk ka luajtur më shumë se 800 minuta, janë shumë pak. Prezenca e tij në fushë na jep shumë në aspektin ofensiv. Ka një kontratë edhe për vitin e ardhshëm, nuk kam gjë tjetër për të shtuar më shumë se sa ka thënë drejtori Paratici dhe presidenti Agnelli. Në çdo rast do të vlerësojmë çdo mundësi që na ofron merkato”, u shpreh zëvendës presidenti i Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb