Andrea Pirlo zyrtarisht mund të quhet një lojtar i skuadrës amerikane New York City. Mesfushori italian ka nënshkruar një kontratë tejet të majme me skuadrën amerikane New York City, gjë që e ka bërë atë futbollistin më të paguar në Amerikë.

Andrea Pirlo do të fitojë 7.5 milionë euro në stinor, duke u bërë lojtari më i paguar në klub, duke lënë prapa David Villan dhe Frenk Lampardin, por jo vetëm. Me këtë kontratë të re, Pirlo ka kaluar edhe bashkëkombësin e tij Sebastian Giovinco, i cili fiton gjashtë milionë euro në stinor te Toronto.

“Tek Juventusi kishte përfunduar një cikël për mua. Tani e nis nga zero, ashtu si me bardh e zinjtë përpara katër vjetësh, duke shpresuar që të bëj të njëjtën gjë dhe të fitoj”, tha Pirlo pas prezantimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: