Paul Pogba para dy vitesh u largua si lojtari më i shtrenjtë i historisë nga Juventusi, pasi u kthye në shtëpinë e tij në “Old Trafford” për shifrën e 100 mln eurove.

Në atë kohë shifrën e majme e pagoi Manchester United, klubi ku sot futbollisti francez po has shumë vështirësi për shkak të Jose Muorinho-s.

Më shumë se kurrë flitet se mesfushori do të largohet shpejt nga shtëpia e tij ku u kthye me shumë bujë. Për momentin klubet më të interesuara janë Barcelona dhe Juventusi.

Për hipotezën e klubit të “Seria A” ka folur së fundmi një ish-bardhezi si Andrea Pirlo, që ka luajtur për disa sezone me Pogba-n te ‘zonja e vjetër’. Në një intervistë për “tuttosport” italiani shprehet se nuk do habitej nëqoftëse Pogba do të kthehej te Juventusi.

“Nuk do të çuditesha nëse do të kthehej te Juventusi. Kjo , pasi Juventusi po kërkon lojtarët më të mirë në qarkullim dhe nëse një lojtar largohet, nuk është e thënë që nuk do të kthehet më.”

Më pas Pirlo foli për afrimin e Cristiano Ronaldo-s: “Në fillim mendoja se ishte thjesht një nga shumë thashethemet e verës, por pastaj telefonova Paratiçin dhe më tha ‘është e vërtetë, po diskutojmë me të’. I bëra komplimentet atij, Marotës dhe presidentit Anjeli. Por nuk kam asnjë nostalgji, në karrierën time kam pasur edhe më parë fatin të ndaj dhomat e zhveshjeve me shumë lojtarë që kanë fituar ‘Topin e Artë’.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb