TIRANE

Elvana publikoi album të ri dhe kur Elvana publikon album të ri, sytë dhe veshët nuk mbahen mbyllur. 7 këngë të reja që tingëllojnë mbi të gjitha shumë shqiptare dhe kanë të njëjtin ajër si edhe materialet e albumit të para tre viteve. Sepse ndihet muzika e Pirro Çakos, të cilit Elvana sot i ka rezervuar një falenderim special.

“Pirro i dashur… Je nder e krenari i ketij vendi! Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti!

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”, ka shkruar Elvana krah fotove me mikun e saj.

Pirro ka vite që i është larguar jetës artistike. Kompozon ndonjë këngë rrallë e për mall, por ka vetëm dy rikthime të rëndësishme dhe janë të dy albumet e Elvana Gjatës, e cila, siç e ka thënë edhe vetë ai, qenka e vetmja që e na e kthen sërish muzikën e tij të veçantë e me këtë rast hedh edhe ndonjë foto, meqë ai vetë ka kohë që nuk e bën. Sipas këtij ekuacioni, i bie të presim albumin e tretë, që ne urojmë të vijë sa më shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: