Është tashmë e njohur paranoja dhe frika e presidentit rus Vladimir Putin, nga një atentat i mundshëm.

Së fundmi në rrjet janë shpërndarë plane nga ajo që duket të jetë një kompleks nëntokësor që Putin ka ndërtuar poshtë pallatit të tij në bregdet, pranë qytetit turistik Gelendzhik në Rivierën e Detit të Zi.

Qëllimi i ndërtimit të një kompleksi të tillë sipas The Times është që lideri rus të ketë një vendstrehim në rast se në vend plasin trazira publike.

Kompleksi nëntokësor mendohet të jetë i mbështjellë me mure betoni rreth 38 cm të trasha.

Ekzistenca e pallatit 1 miliard dollarësh nën të cilin shtrihen tunelet, u zbulua në vitin 2021 nga ekipi hetimor i kreut të opozitës, Alexei Navalny, i cili tashmë prej kohësh është i burgosur.

Ekipi i Navalny më vonë publikoi fotografi, të cilat tregonin se ndërtesa kishte punime me llaç të praruar, një pishinë të rrethuar nga kolona mermeri neoklasike.

  • foto galeri

Kishte gjithashtu një kishë dhe një shesh ku mund të luhej hokej mbi akull, lojëra që Putinit i pëlqen të luajë me miqtë oligarkë dhe diktatorin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Së fundi në rrjet kanë qarkulluar planet e kompleksit, të nxjerra nga kundërshtarët e Putinit, ku tregohen dy tunele të mëdhenj të lidhur me një ashensor që zbret rreth 50 metra nën sipërfaqe.

Në planet, të zbuluara në anglisht nga Business Insider, dy tunelet janë afërsisht 40 dhe 60 metra të gjatë, respektivisht, dhe 6 metra të gjerë, duke krijuar rreth 600 metra katrorë hapësirë të mundshme jetese që tregon shenja se janë rezistente ndaj shpërthimeve.

Tuneli i poshtëm përfshin një vendkalim lëvizës që çon në një dalje në plazh.

Thaddeus Gabryszeëski, një inxhinier i njohur me strukturat mbrojtëse që shqyrtoi diagramet, tha se kompleksi dukej se kishte një funksion emergjence.

“Ky sistem tuneli ka të gjitha llojet e sigurisë. Ka një sistem zjarri. Ka ujë, ka kanalizim. Kjo ka për qëllim që dikush të mbijetojë ose të shpëtojë në raste rreziku”, tha ai për Business Insider.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: