Nga: ZONJA KATERINA

1 kg qepë të njoma, 3-4 lgj oriz, 2 tufëza koper, 1 tufëz majdanoz, 3-4 lgj gjalpë, 2-3 lgj vaj ulliri, 800 ml qumësht, 400 gr miell misri
100 gr miell gruri, Kripë, piper

Fillimisht grijmë qepët e njoma shumë mirë dhe i vendosim në një tas. I hedhim kripë dhe i shtypim me dorë. Grijmë më pas majdanozin dhe koperën dhe e shtojmë tek qepët e njoma.

Më pas zemë brumin me miell misri, miell gruri dhe ujë. Në një tavë të lyer me pak vaj vendosim brumin dhe e hapim me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim më pas një shtresë me gjysmën e sasisë së masës së qepëve të njoma. E spërkasim me orizin dhe vendosim pjesën tjetër të qepëve të njoma. Në fund hedhim qumështin e ngrohur. Vendosim më pas copëza gjalpi vende-vende dhe e vendosim pispilinë në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: