Në emisionin “Në shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala, po diskutohet për zhdukjen e ish-efektivit Anton Preni në vitin 2012.

Avokati Bledar Meminaj u shpreh se e vetmja pistë që policia ka për rastin e Prenit është vetëm hasmëria, teksa ka shtuar se nga ana juridike çështja nuk mund të rihapet pasi nuk ka një provë të re.

Ndërsa, gazetarja Fatjona Mejdini u shpreh se shteti nuk mund të funksionojë vetëm me arrestime në rastet kur ka gjakmarrje.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Meminaj: Do ta lidhja me vitin 2012, pasi janë të vështira dhe në 2013, siç kemi rastin e Ervis Martinaj. Nuk ka pasur të njëjtja mjete pune që policia ka sot. Shkaku tjetër është backgroung i personit, mund ta lidhim vetëm më hakmarrjen e pasuar pasi nuk ka bërë gjë ai vetë.

Mejdini: Shteti nuk funksiono vetëm me arrestime, por nuk është kjo mënyra. Nuk kemi të bëjmë vec me vrasje por me gjakmarrje. Duhet të ishin marrë masat sociale që të mos arrihej këtu. Nuk përfundon puna e shtetit me një arrestim, madje këtu fillon. Pse nuk është ngritur alarmi? Pasi peroni ka qenë i rrezikuar dhe i identifikuar si një person i gjakmarrjes.

Te pjesa e parandalimit, rol të fortë luan dhe shoqëria jonë. Preni është mbyllur, ngujuar.

Mejdini: Çfarë po ndodh? Situata është ditur në komunitet.

Meminaj: Rishikimi i dosjes është në kohë ende. Duhet një provë e re, mund të jetë një qelizë telefonike që ndoshta është neglizhuar. Janë hetime që kërkojnë analizë të fortë dhe të kujdesshëm. Unë jam për provat shkencore. Po të rihapen, janë boshe. Pista e vetme është hasmëria.

Më parë ka pasur, nga jugu p.sh. nga jam unë, ne nuk kishim gjakmarrje por hakmarrje. Pra, vritej personi që e ka kryer vrasjen. Pse të mos aludojmë që mund te jetë vrarë nga një person me pagesë.

Mejdini: Gjakmarrja nuk është më ajo nga koncepti fillestar. Sot kemi parë këto rregulla të deformuara. Po shohim më shumë hakmarrje sesa gjakmarrje. Mund të ketë ndodhur dhe marrja  e një vrasësi me pagesë. Presioni social në familjet janë të mëdha.

Fakti që drejtësia është e vonuar nuk do të thotë se nuk do të ndodhë. Nuk mund ta perceptoj që të mos ketë asnjë shteg ligjor për të rihapur çështjen.

Meminaj: Kjo ndodh pasi nuk ka provë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: