TIRANA

Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e cështjes hetimore të celur pas vetëvrasjes së biznesmenit Eugert Lazaj në vilën e tij luksoze në periferi të Tiranës. Pistoleta tip “Glock” me të cilën  biznesmeni u vetëflijua, rezultoi se ishte përdorur edhe ngjarjen e 4 tetorit të 2018 në ish bllok, me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Arma sipas hetimeve i përkiste Redi Popeskut, por ky i fundit para hetuesve deklaroi se ajo I kishte humbur dhe as nuk kishte ndonjë ide sesi kishte përfunduar në shtëpinë e Lazajt, me të cilin sic tha, nuk kishte asnjë njohje. Prokuroria nisi hetimet për shkaktim vetëvrasje, ndonëse familjarët e tij iu thanë hetuesve se ai nuk kishte konflikte me njeri dhe se kohët e fundit kishte shfaqur probleme të depresionit.

Pavarësisht hetimeve disa mujore, prokuroria nuk mundi të gjejë prova që të dëshmonin se persona të tretë e shtynë biznesmenin drejt vetëvrasjes, ndërsa vijon të mbetet mister sesi arma e Popeskut përfundoi në banesën luksoze të Lazajt. 37 vjecari babai i dy fëmijëve u vetëvra verën e 2020. Ai kishte hapur një proces gjyqësor me autoritetet, që i kishin refuzuar lejen e qëndrimit, pasi kishte lënë shtetësinë shqiptare dhe ishte pajisur me pasaportë të një vendi europian.

Disa muaj pas ngjarjes, kompleksi luksoz në pronësi të tij, Adrion Palace” që ndodhet anë autostradës Tiranë-Durrës u godit me breshëri kallashanikovi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb