ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap teksa lëvizte me një motor në Terni.

“Ansa” shkruan se policia nisi të ndiqte shqiptarin, pas lëvizjeve të çuditshme që ai po bënte, ndërsa u kap afër një parkimi të një restoranti. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, në xhup të riut iu gjet një pistoletë, me fishek në gojë. Po ashtu në motor atij iu gjetën edhe disa fishekë.

polizia Terni

Ndërkohë, në dhomën e hotelit, 34-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk dihet, iu gjetën edhe doreza, kapele dhe armë si dhe 38 plumba të fshehura në një çorape. Nga hetimet e policisë, u zbulua se armët dhe plumbat ishin vjedhur në një shtëpi në zonën e Bolonjës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: