ITALI

Policia rrugore në Lucca ka arrestuar një burrë që po lëvizte me një makinë dhe brenda saj kishte një ngarkesë me drogë që do e tregtonte në bregun e Ligurias.
Mbrëmjen e kaluar në autostradë A/12 një 23-vjeçar shqiptar, rezident në Pizza sapo ka parë patrullën e Viareggios, ka rritur shpejtësinë për të shpëtuar.

Policët kanë dyshuar dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte. Pasi ka ndaluar në makinë policët kanë parë një qen pitbull që është egërsuar sapo janë afruar efektivët por nuk janë sprapsur.

Itali Droge
Itali Droge

Një prej policëve kishte punuar me zbutjen e qenve dhe ka arritur ta afrojë Pitbullin. Ndërkohë pas kontrollit në bagazh janë zbuluar 20 pako me 1 kg amnesia secila, një lëndë narkotike e përhapur tek të rinjtë, që përbëhet nga marijuanë e përzier me metadon dhe heroinë. Një koktej vdekjeprurës, që shkakton dëme serioze të trurit për ata që e përdorin atë.

Shqiptari për të ruajtur 20 kg drogë që po të hidhej në tregun e zi, do të sillte 250 mijë euro, përdorte si mburojë qenin e tij pitbull. Stacioni i policisë ka arrestuar shqiptarin duke i sekuestruar makinën dhe mallin, ndërsa kafsha i është besuar familjarëve të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb