Amir Abrashi është rikthyer sërish të jetë një nga titullarët fiks të Frajburgut. Mesfushori me tipare shkatërruese i Kombëtares kuqezi, ka përjetuar një vit shumë të pafat të mbushu me dëmtime, por tashmë po luan prej katër sfidash radhazi, tre prej të cilave nga minuta e parë.

“Të gjithë sezonet kanë qenë të vështirë për mua. Para këtyre sfidave të fundit më dukej se publiku më kishte harruar, por kjo është e mira rreth meje. Nëse trajneri ka nevojë për mua dhe ekipit i duhem unë, atëherë Amiri është gjithnjë aty në gatishmëri”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb