Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr kuinoa, 300 gr djathë, 3-4 kunguj, ¾ filxhan vaj ulliri, 2 gota qumësht, Kripë.

Përgatitja

Fillimisht grijmë kungullin në rende.

Përziejmë kuinoan me gjysmën e sasisë së djathit, me kungullin e grirë, qumështin, gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe kripën.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe hedhim masën e përgatitur. Lart pites hedhim pjesën tjetër të djathit dhe vajit të ullirit dhe e vendosim të piqet në furrë në temperurën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: