Recete nga znj Eneida
(përbërësit)
4 presh të mëdhenj
gr kungull portokalli
3 vezë
200 gr trahana
150 ml qumësht
200 gr djathë i bardhë
100 gr djathë kaçkavall
Nenexhik
Kripë
Piper i zi
100 ml vaj ulliri

Përgatitja
Në një tigan skuqim me pak vaj ulliri preshin e prerë në feta dhe kungullin e grirë në rende. Në një tas bashkojmë vajin e ullirit me vezët. Shtojmë qumështin, djathin e bardhë, preshin me kungullin, kripën dhe erëzat. Shtojmë trahananë dhe e kalojmë masën në tavë. Shtojmë djathin kaçkavall nga lart dhe e pjekim në 190 gradë për rreth 1 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: