Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 gjokse pule
Erëza për mish pule
Salcë me avocado
1 domate
1 kastravec
Pak sallatë jeshile
3-4 lugë misra 
5 lugë salcë kosi
Vaj ulliri
Kripë
Piper i kuq
Pite për taco
Majdanoz
Përgatitja

Mishin e pulës e marinojmë me erëzat dhe e skuqim mirë në vaj ulliri. Pasi e kemi gatuar, e presim në kubikë. 
Gjithashtu në kubikë presim domaten, kastravecin dhe sallatën jeshile në feta. 
Pitet për taco i ngrohim për 10 min në 160 gradë. I heqim dhe u shtrojmë pak salcë me avocado. Vazhdojme mbushjen me mish pule, sallatë jeshile, domate dhe kastravec. Nga lart u hedhim majdanoz, pak salcë kosi dhe piper të kuq. Nëse duam u shtojmë dhe pak djath chedar dhe i kalojmë në furrë sa të shkrijë djathi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb