Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për pitet:
500 gr miell
300 ml dhallë
1 lugë çaji pluhur pjekës
Kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri

Për mbushjen:
300 gr mish pule
300 gr kërpudha
200 gr salcë domatesh në kubikë
100 gr djathë kaçkavall
Kripë
Rigon
Piper i zi
Majë gishtash sheqer

Përgatitja
Për pitet bashkojmë të gjithë përbërësit dhe bëjmë brumin. E ngjeshim dhe e lëmë të pushojë 30 min. Më pas hapim pitet e holla, i lyejmë me vaj ulliri ndërmjet dhe i lëmë të pushojnë akoma 20 minuta. I skuqim në tigan me temperaturë mesatare, tek 7 nga 9 maksimalja.
Përgatitim mbushjen duke skuqur mishin e pulës me kërpudhat në feta deri sa të zbuten. Më pas shtojmë salcën e domates dhe erëzat. I lëmë të gatuhen dhe shtojmë pak sheqer, kripë, piper dhe rigon. Mbushim pite dhe i vendosim në tavë.
U shtojmë djathë kaçkavall në fund dhe i pjekim 15 minuta në 220 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: