Nga: ZONJA ENEIDA

Rreth 500 gr miell
120 ml vaj ulliri
200 ml kos i trazuar me pak ujë
1 vezë
1 zarf pluhur pjekës
Kripë

Për mbushjen
1 kungull
1 domate
5 feta proshutë
200 gr spinaq
4-5 vezë
100 gr djath të bardhë
100 gr djath kackavall
Kripë
Majdanoz

Trazojmë përbërësit e piteve dhe ngjeshim brumin.
Nëse ju del i ngjeshur, shtoni pak ujë. Nëse ju del pak i ujshëm, shtoni miell akoma. Brumi del i butë si i piteve, që nuk ngjitet në duar, po elastik dhe punohet në mënyrë perfekte.
Hapim pitet, i mbledhim anët dhe i mbushim disa me kungull, domate, djath dhe një vezë lart. Disa me kungull proshutë dhe vezë dhe disa me spinaq djath dhe vezë, gjithmonë sipas dëshirës.
I pjekim në 200 gradë për 35-40 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb