Një piton tre metra e gjatë është parë brenda një supermarketi në Sidney të Australisë. Në pamjet e bëra virale në rrjet, shihet zvarraniku i rrezikshëm në raftin e erëzave.

Fatmirësisht, e gjithë skena e frikshme ka mbaruar pa pasoja, pasi shpejt në vend ka mbërritur një shpëtimtare e kafshëve të egra, që kapi gjarprin dhe e dërgoi më pas në një zonë të sigurt në pyll.

“Ndodhesha rastësish në supermarket dhe pashë gjarprin që ndodhej rreth 20 centimetra larg fytyrës time. Kam mbetur e shokuar”, është shprehur shpëtimtarja e identifikuar si Tools.

Ajo ka thënë më tej se gjarpri nuk ishte helmues dhe veç përmasave të mëdha, nuk përbën shqetësim tjetër për komunitetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb