Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tij dhe për këtë i është drejtuar gjykatës.

Ish-çifti më i famshëm i Holivudit do të jetë para një gjykatësi në Kaliforni për të diskutuar pretendimin e Pitt.

Marrëveshja e fundit mes tyre datonte në vitin 2018, por ajo nuk funksionoi.

“Brad po kërkon që kujdestaria e përbashkët të ekzistojë dhe të mbetet”, tha një burim për ”Entertainment Online”.

”Angelina dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë. Ajo është shumë e kujdesshme me fëmijët e saj dhe Brad shpreson shumë se do të funksionojë sepse ata të dy besojnë në rëndësinë e të pasurit dy prindër”, EO.

Pitt beson se prania e tij është e nevojshme dhe pretendon më shumë kohë për të qëndruar me fëmijët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: