“Konformoni pozicionin pro të Italisë për përshpejtimin e negociatave të aderimit në BE të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”. Kështu shkruan Senatori i PDI-së (Partia Demokratike Italiane, qendra e majtë) Gianni Pittella në letrën e tij dërguar kryeministrit italian, Giuseppe Conte ku i kërkon që në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian të konfirmohet pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“I dashur President, në Këshillin Europian të radhës të 28-29 qershorit Ju kërkojmë të konfirmoni pozicionin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë”, fillon letra për kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

“Në dritën e miqësisë së gjatë që lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, të marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona dhe të përpjekjeve që qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë kryer për të përforcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, besojmë se një pozicion i favorshëm në përshpejtimin e negociatave përkon me interesin italian, maqedonas, shqiptar dhe të gjithë Europës”, përfundon kjo letër që është firmosur edhe nga senatorët Cucca, Laura Garavini, Francesco Giacobbe, Nadia Ginetti, Salvatore Margiotta, Antonio Misiani, Tommaso Nannicini, Edoardo Patriarca, Roberto Rampi, Tatjana Rojc, Valeria Valente dhe Luigi Zanda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb