Një influencer 34-vjeçar në Kinë ka vdekur tragjikisht pasi konsumoi të paktën shtatë shishe alkool në një sfidë në internet.

Sanqiange, siç quhej ai, u gjet i vdekur 12 orë pas transmetimit të drejtpërdrejtë që bëri më 16 maj. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, 34-vjeçari ka pirë të paktën shtatë shishe Baiju, një pije kineze me përmbajtje alkooli nga 30% deri në 60%.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sanqiange thuhet se mori pjesë në sfidën në internet të titulluar ‘PK’ kundër një prej krijuesve të saj. Në këtë “lojë” të veçantë fituesit fitojnë dhurata apo tarifa ndërsa humbësit kanë pasoja. “Kur familja e tij e gjeti, ai kishte vdekur. Nuk pati kohë të thërriste për ndihmë”, tha një mik i 34-vjeçarit për Shangyou News. Videoja në fjalë, e cila u transmetua në versionin kinez të TikTok, Douyin, është “hequr” pasi platforma ndalon konsumimin e alkoolit gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb