Në Indonezi janë hedhur në treg pizhame për fëmijë të vegjël me panda që bëjnë seks. Në fakt alarmi është lëshuar nga Policia e Xhakartës në rrjetin social “Facebook”, ku u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë dyqanet ku tregtohen këto pizhame skandaloze.
“I bëjmë apel çdokujt që gjen në qarkullim këto pizhame që t’i dorëzojë në stacionin më të afërt policor.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Momentalisht mbetet ende mister fabrika që i ka hedhur në treg këto pizhame, që konsiderohen të rrezikshme për fëmijët, pasi prindërit mund t’i blejnë ato pa parë me hollësi figurat.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: