E përditshmja spanjolle “Sport” ka zbardhur planin e Barcelonës për këtë merkato vere. Blaugranët kanë gjetur akordin me Juventusin për një shkëmbim lojtarësh, një operacion, kosto e të cilit shkon në 60 milion euro: De Sciglio dhe Pjanic në Barcelonë ndërsa Arthur në Torino. Drejtuesit e Barçës po bëjnë gjithçka për të bindur brazilianin të pranoj ofertën e “Zonjës së Vjetër”. Quique Setien e ka “salduar” në pankinë duke i dhënë një sinjal të qartë. As koha nuk premton pasi të dy klubet duhet të mbyllin këtë shkëmbim brenda 30 qershorit, i shërben për bilancin sezonal. Arthur pritet të dorëzohet përballë presionit të Barcelonës, fundja as tek Juventus nuk do të ishte keq pasi bardhezinjtë i ofrojnë 5 milion euro në sezon plus bonuse. Me konfirmimin e brazilianit gjithçka do të mbylljes pasi Barcelona ka gjetur prej kohësh akordin me dy lojtarët e Juves.

Lautaro Martinez
Lautaro Martinez

Sa vjen e ndërlikohet nga ana tjetër tratativa që sheh Martinez në “Camp Nou”, mbi të gjitha për faktin që blaugranët nuk kanë aq para kesh sa kërkon Inter. Për këtë arsye, gjithnjë sipas “Sport”, Barcelona do të tentoj për të dytën herë të rikthej Neymar. Drejtuesit e dinë shumë mirë se sa e vështirë është të negociosh me PSG por dëshira e lojtarit për të luajtur sërish përkrah Leo Messit është shumë e madhe, aq sa i detyron drejtuesit e klubit blaugrana të futen sërish në negociata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb