Mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç nuk do të udhëtojë drejt ekipit të ri, Barcelonës të paktën deri më 7 shtator. 30- vjeçari ka rezultuar me COVID-19 dhe nuk lejohet të hyjë në Itali, teksa duhet që të paktën për 14 ditë të qëndrojë në shtëpi i vetkarantinuar.

Ai do të duhet të niste sezonin e ri me Barcelonën, por duket se do të zgjasë pushimet prej infektimit me COVID-19 dhe do nisë stërvitjen me vonesë. Ndërkohë Pjaniç i ka dhënë lamtumirë Juventusit por jo Torinos, që po e mban ‘mbërthyer’ prej COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb