Me Alegrin luante më pak mes vijave. I kërkohej të bënte Pirlon, por ai quhet Miralem Pjaniç. Ardhja e Sarrit duket se ka rilindur mesfushorin boshnjak, që po shkëlqen dhe është shndërruar në vlerën e shtuar të kampionëve të Italisë. Pjaniç tashmë nuk i vë vetes limite, teksa shpreson të fitojë sa më shumë.

“ëndrra ime është të jem ndër më të mirët në botë. Ne po punojmë shumë dhe jam i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Ndër më të mirët kundër interit ? E pranoj që gjithçka shkoi mirë. Ne e merituam fitoren dhe më në fund arritëm në vendin e parë. Mendoj se skuadra jonë është padyshim më e mira në Itali, ne duam të jemi në krye të renditjes dhe jemi aty ku duhet të jemi. Duam të përqendrohemi në të gjitha trofetë, ky është qëllimi i Juventus. Ky është një klub që është në mesin e tre apo katër më të mirëve në botë. Synimet tona janë të larta, jo vetëm këtë sezon, por çdo vit. Ne duam të fitojmë të gjitha trofetë dhe do të provojmë përsëri këtë vit.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb