Barcelona është një nga klubet më të lakuara në merkato, kjo për një arsye të thjeshtë e zbuluar së fundmi, blaugranat kanë nisur të projektojnë të ardhmen që në janar duke piketuar repartet ku duhet të ndërhyjnë. Sipas “AS”, në fillim të këtij viti, drejtuesit e klubit kanë skicuar rolet specifike ku do të ndërhyjnë në merkato. Në mesfushë kërkohet një lojtar me eksperiencë, nuk ka rëndësi mosha, kjo shpjegon edhe faktin pse Barcelona insiston kaq shumë për Miralem Pjanic, 30 vjeç.

Martinez
Martinez

Diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për sulmin, preferohet një lojtar i ri, Lautaro Martinez është në majën e listës, vetëm 22 vjeç. Deri në largimin e Suarez, 33 vjeç, Martinez do të kishte kohën e mjaftueshme të përshtatjen me filozofinë e klubit. Duke u rikthyer tek Pjanic, gjithnjë sipas “AS”, Barcelona kërkon të mbyll marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht brenda kësaj jave. Për t’ia arritur këtij qëllimi drejtuesit e klubit po përpiqen të bindin Arthur të transferohet në Torino. Nëse braziliani do të ndryshonte mendim, të pranonte propozimin e Juves, Pjanic do të firmoste brenda javës kalimin e tij në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb