Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ndarë në rrjete sociale, një video nga koncerti i zhvilluar në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Në sfond, dëgjohet zëri i këngëtares së njohur, Aurela Gaçe, që “elektrizon” qytetarët me zërin e saj potent e të ëmbël.

“Aurela Gace ne Lezhe…Gjithe Lezha ne sheshin “Gjergj Kastrioti””, shkroi Ndreu përbri videos së publikuar.

Koncerti në fjalë është mundësuar nga Bashkia Lezhë dhe kryebashkiaku i saj Pjerin Ndreu, ndërsa është mirëpritur nga qytetarët, që dolën masivisht në shesh për të shijuar ritmet e muzikës së lehtë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb