Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka vlerësuar Erion Veliajn si gjenerator pune dhe ndryshimi në Tiranë.
I ftuar në “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News24, Ndreu thekson se Veliaj ka kohë që është nën agresionin e një shëmtie dezinformacioni dhe përbaltje publike.
“Për shkak të formimit tim nuk më lejohet të bëj komente për çështjen e tij. Për Veliajn personalisht kam përshtypjet më pozitive të mundshme, është gjenerator pune dhe ndryshimi në Tiranë. Normal që opozita atij do t’i bjerë, gjë pa i thënë nuk kanë lënë, ka arritur banaliteti deri te familjarët. Ka kohë që është nën agresionin e një shëmtie dezinformacioni dhe përbaltje publike sa ka qenë e mundur. Vartësit mund të bëjnë gabime në punën tonë, por s’do të thotë se jemi edhe ne pjesë e kësaj. Im vëlla mund të bëjë një gabim, një kushëri.
Këta të PD e kanë kryetarin në SPAK, në gjykim dhe nuk quhet ai. Ai del dhe jep mend, njëherë thotë do ta shkrij, pastaj duartroket se u kap Veliaj, pastaj se u kap një bandë kriminale. Një shqiptarët pranojnë një lider që ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë, ka injoruar me mijëra herë këtë drejtësi, pastaj u mbyll brenda atje. Një lider shkon sa herë e thërret drejtësia. Çdo përpjekje për të njollosur drejtësinë është përpjekje për të minosur të ardhmen e këtij vendi. Po shkojmë drejt BE për këtë arsye e ka çuar nivelin e zbatimit të ligjit në nivelet e duhura. Pikërisht asaj që është aseti më i çmuar i kësaj qeverie dhe këtij vendi asaj do t’i bien, atë do të shkatërrojnë”, shprehet Pjerin Ndreu.
(BalkanWeb)