Janë tensionuar së tepërmi marrëdhëniet mes dy institucioneve kryesore në vend, Qeverisë dhe Presidencës.

Deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta pas zgjedhjeve të 30 qershorit kanë ngjallur reagime të ashpra nga ana e socialistëve.

Pas zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropalit, ka reaguar edhe ish-deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i cili fitoi Bashkinë e Lezhës në garën e 30 qershorit.

Përmes një mesazhi në “facebook’, Ndreu shkruan se Meta po iu bën nder dhe po iu lehtëson përkthimin shqip- shqip, duke dekonspiruar veten lakuriq.

“Sa nder po na ben….! I shkon gjuha ku i dhemb dhembi duke dekonspiruar veten lakuriq ! Faleminderit se po na lehtoson perkthimin shqip-shqip!”, shkruan Ndreu.

Ndreuu
Ndreuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb