TIRANE- Partia Demokratike sqaron kallëzimin për shkeljet e bëra sipas tyre nga kryeministri Rama për çështjen e 80 mijë dollarëve ‘për një foto me presidentin Obama’. Teksa parashtron bazën ligjore që sipas tyre është shkelur, PD bën edhe një analizë ligjore të fakteve.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vitin 2012, ka përdorur 80 mijë dollarë, për të bërë një financim të paligjshëm në fushatën elektorale në SHBA, nëpërmjet të cilës ka synuar të përfitonte një pjesëmarrje në aktivitetin që organizonte Presidenti i SHBA-së, dhe eventualisht të siguronte foto gjatë takimit me të. Edhe pse legjislacioni amerikan, ndalon pjesëmarrjen e shtetasve të huaj në aktivitete të këtij lloji, përsëri Edi Rama, nëpërmjet veprimeve të tij, jo vetëm ka paguar 80 mijë dollar, por edhe ka tentuar të futet në një aktivitet të tillë, duke arritur të siguronte një foto spontane me Presidentin Obama”, thuhet në pjesën e dytë të kallëzimit të PD.

Sipas PD, “ky rast është identik me ish kryeministrin rumun Viktor Ponta”.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/07/LIGJI-I-APLIKUESHEM.doc” viewer=”microsoft”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: