Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se deri tani 30 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Një pjesë e madhe e tyre janë pjesë e grupit Wagner.

Grupi i mercenarëve ka qenë i përfshirë shumë në ofensivën ruse rreth Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore.

Grupi ka një numër të lartë të të burgosurve të cilët u liruan nga burgu me premtimin e lirisë pas disa muajsh luftë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se 90% e ushtarëve të Grupit Wagner të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin të dënuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: