Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me operacionin që u zhvillua sot në brigjet e Brindizit, ku u sekuestruan 334 kg drogë, ndërsa në pranga ra një skafist shqiptar. Burime zyrtare bënë me dije se ky ishte një aksion i përbashkët mes strukturave të Guardia di Finanza-s, dhe Policisë Shqiptare.

Gjatë patrullimit të përbashkët në ujërat shqiptare fillimisht dhe vijimit të patrullimeve nga ana e palës italiane në afërsi të brigjeve të Brindizit, njësitë e Guardia-s kanë pikasur një mjet detar, gomone. Kjo e fundit ka ngjallur dyshime për shkak të vendndodhjes. Mjeti lundrues është shoqëruar në port dhe gjatë kontrollit, në një hapësirë të maskuar, janë zbuluar 186 pako të mbështjella, në të cilat ishte fshehur lënda narkotike, e cila përllogaritet të nxirrte rreth 4 milion euro në tregun e paligjshëm.

Të njëjtat burime sqarojnë se skafisti, shtetasi shqiptar F. I., 32 vjeç është arrestuar në vendngjarje dhe njëherësh janë kryer procedurat e sekuestrimit të mjetit dhe provave të tjera materiale.
Mjeti lundrues ishte rreth 5 metra i gjatë, me një motor të jashtëm mjaft të fuqishëm.
Operacioni Aero-naval që u zhvillua ditën e djeshme konfirmon efikasitetin e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BE-së, sinergjinë me strukturat e Frontex-it, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe të konsoliduar tashmë me autoritetet e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhëse në Bari e Durrës.

78770107 2604785743141114 4041406432732512256 N
78770107 2604785743141114 4041406432732512256 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb