“Aktiv1sti” është një nga aplikacione e shumë komentuara së fundmi, me denoncimet e vazhdueshme të opozitës se po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të shtuar aktivitetin ën rrjetet sociale me anë të like, komente e share nga punonjësit e administratës.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se mes personave të cilët kanë shkarkuar këtë aplikacion, janë edhe 32 prokurorë dhe efektivë policie.

Në një intervistë për A2CNN e ka quajtur një gjë të tillë, një përpjekje kriminale për të shndërruar administratës në një seksion të Partisë në pushtet.

“Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë listë konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS.
Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës.
Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb